MYFTINIA E SHKUPIT: U jepet lamtumira e fundit viktimave të aksidentit tragjik

Më 3 dhjetor 2021, pas pranimit të xhenazeve nga Aeroporti i Shkupit, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me Reisul Ulemanë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe së bashku me përfaqësuesit e Rijasetit të BFI, referentët e e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë e hafëzllarë, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, kanë marr pjesë në ceremoninë e varrimit në Studeniçan e Moranë, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, për baballarët dhe për nënat e tyre, për miqtë dhe për të afërmit e tyre, që Allahu Fuqiplotë t’ju jep sabër dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, me nderimet më të larta fetare islame, referentët e Myftinisë së bashku me hoxhallarët e gjitha rajoneve të Shkupit, ishin pranë familjeve tjera, me ç’rast morrën pjesë nëpër ceremonitë e varrimit. Në të gjitha xhamitë e Shkupit, në kohën e faljes së namazit të xhumasë u bënë lutje që Allahu i Madhëruar në këtë ditë xhumaje merhumët t’i shpërblejë me xhennet kurse familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, t’u japë sabër.

Lutemi që Allahu (xh. sh.) të shpërblejë me xhenet njerëzit që humbën jetën në këtë fatkeqësi, kurse familjarëve të tyre t’u japë durimin që të përballen me humbjen e të dashurve të tyre.