MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT  

Myftinia e Shkupit vazhdon të jetë afër dëgjuesve të radio Vatit me emisionin tashmë të mirënjohur për dëgjuesit “Këshilla e xhumasë”.

 

Në këto emisione javore prezantojnë; teologë,profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë që shërbejnë në kuadër të Myftinisë së Shkupit.

Udhëheqës i emisionit: prof.Rexhep Imeri

Sot, mysafir i radhës ishte hoxhë Bexhet ef.Dernjani, hatib në xhaminë Haxhi Muhijdin në lagjen Seravë të Shkupit.

Tema: Kërkimfalja (istigfari)

 

Emisioni transmetohet çdo të premte, me fillim nga ora 12:00.

 

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV – Shkup