Mbrëmë, 21 janar 2020, (e martë) në sallën sportive pranë gjimnazit ‘Zef Lush Marku’ – Shkup, pas një pushimi të shkurtër si rezultat i kushteve klimatike, Myftinia rifilloi me organizimin e ndeshjeve të futbollit për këtë vit.
Myftinia e Shkupit do të vazhdon me realizimin e këtij aktiviteti rekreativ edhe përgjatë periudhës së dimrit.
Ndeshjet e futbollit përgjatë kësaj periudhe organizohen çdo të martë me fillim në ora 20:00, në sallën sportive të gjimnazit “Zef Lush Marku”.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV- Shkup