Me datën 1 korrik 2023, kryetari i haxhit, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zv. kryetarin e haxhit, Myftiun e Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe sekretarin e përgjithshëm të BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, me kënaqësi pranuan ftesën e kryetarit të Diyanetit, prof. dr. Ali Erbash.
Në këtë mbledhje, u prezantuan udhëheqës fetarë nga e gjithë bota, të cilët ndodhen në haxhin e vitit 2023.