Sot, e xhuma, 14 maj 2021, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në kabinetin e tij, priti në takim kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun.
Në një takim të ngrohtë miqësor, Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili dhe z.Visar Ganiu , kanë biseduar për shumë tema me interes të ndërsjellë, pastaj për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh , gjithnjë në interes të besimtarëve të këtij nënqielli.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen mes Myftinisë së Shkupit dhe Komunës së Çairit.
Nga ana tjetër, z. Visar Ganiu shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen, duke premtuar se komuna e Çairit gjithnjë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme për mbështetje e nevojshme institucionale.
Në shenjë respekti, dhe kujtimi për këtë vizitë, Myftiu i dhuroi një Kuran me logon e Myftinisë së Shkupit.