Sot, e xhuma, 24 prill 2020 dita e parë e Ramazanit filloi me emisionin e Radio Vatit “në prag të iftarit’’ ku si mysafiri i edicionit të parë ishte Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili.
Myftiu në këtë edicion foli mbi vlerën e këtij muajit të bekuar të Ramazanit si dhe se si duhet ta presim e shijojmë mirësitë e Ramazanit, kundrejt gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë me të cilën po përballet e gjithë bota.
Në këtë emision, Myftiu theksoi edhe angazhimin e Myftinisë për gjetjen e formave të tjera të menaxhimit të jetës fetare në Shkup përgjatë Ramazanit në rrethanat e reja.
Emisioni transmetohet ‘live’, në faqen zyrtare të Radio Vatit, 30 min para kohës së iftarit.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup