Sot, më 22.10.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj, në të cilën të pranishëm ishin Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Shkupit.
Në këtë mbledhje rend dite ishin:
Raporti mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të sektorit fetaro-arsimor, raporti për vakufin përgjatë kësaj periudhe, raporti mbi ecurinë e punës dhe statusit të përgjithshëm të xhamive, si dhe çështje me rëndësi në lidhje me projektet e ardhëshme dhe organizimin e brendshëm të Myftinisë për tremujorin e mbetur të vitit 2019.
Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili këtë periudh e cilesoi si te suksesshme për Myftininë e Shkupit, si dhe premtoi se deri në perfundimin e aktiviteteve për vitin 2019, duke përdorur të gjithë mundësitë do të jenë edhe më të përpiktë në arritjen e objektivave.
Të pranishmit, zhvilluan një debat shumë konstruktiv duke i diskutuar të gjitha pikët e rendit të ditës,ku nuk mungoi dhe hapsira për debat dhe parashtrim të ideve e propozimeve të reja dhe miratimit të të gjitha raporteve të lartëpërmendura.
Në fund, Myftiu të gjithë aktivitetin e Myftinisë së Shkupit e mbështeti në mundin dhe harmoninë që ekziston brenda punëtorëve në këtë institucion, nëpunësve fetarë nëpër xhami të ndryshme, mutevelive dhe anëtarëve të këshilleve të xhamive.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup