Sot, 21 maj 2021, Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili përcolli hytben e xhumasë pranë xhematit të xhamisë së fshatit Mesnicë.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë së Shkupit mr.Nexhmi ef. Ferati, dhe h.Fejsall ef. Kadriu, referent për çështjen e Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, Jusuf ef. Beqiri, këshilltarët e xhematit të kësaj xhamie dhe besimtarë të pranishëm që kishin ardhur për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë.
Pas mesazhit në hytben e xhumasë, Myftiu ndau kohë që të njoftohet nga këshilltarët e xhematit mbi funskionimin e xhamisë dhe jetën fetare në këtë fshat.