Më 10 shtator 2021, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me me kryetarin e kuvendit të BFI – së h. Fejsall ef. Kadriu, shefin i kabinetit të Reisul Ulemasë, dr. Abdulkerim ef. Iseni, sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentët e Myftinisë, vizituan xhaminë e ‘Mustafa Pashës’, ku u përcoll mesazhi i xhumasë.
“Në mesazhin e hutbes, në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave që humbën jetën në rastin tragjik si pasojë e zjarrit që kaploi Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë, ku pati viktima e të lënduar, duke e ndarë dhimbjen e mërzinë me ta , hutben e përfundova me lutjen të vdekurve t’ua falë xhenetin e t’i mëshirojë, të lënduarit t’i shërojë ndërsa familjarëve dhe të afërmve të tyre t’u japë forcë e durim në këtë sprovë të rëndë!
Si gjithmonë, nuk mungoi mikpritja nga ana e këshillit të xhamisë dhe besimtarëve të pranishëm që kishin ardhur për të falur namazin e xhumasë dhe dëgjuar vazin e kësaj dite.
All-llahu xh.sh e pranoftë namazin dhe lutjet tona!” – shkruan në faqen zyrtare të Myftiut, dr. Qenan ef. Ismaili.