Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot, 15 prill, 2022 – 14 Ramazan 1443h, ditën i’a kushtoi xhematit të Xhamisë “Haxhi Hajredin”- Lagjja Seravë, me ç’rast përcolli mesazhin e ditës në hytben e xhumasë.
Në këtë vizitë e shoqëruan; sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referenti i Vakëfit, h.Fejsall ef. Kadriu, referenti i Arsimit Fetar pranë Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjësi i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” – Shkup.
Myftiu mbajti hytben e xhumasë, kurse në faljen e namazit të xhumasë xhematin e udhëhoqi hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
“Falenderoj përzemërsisht hatibin e xhamisë Agim ef. Bekirin, imamin Adnan ef. Kadriu; këshillin e xhamisë në krye me kryetarin e këshillit z. Fatmir Aliu dhe xhematin për respektin dhe mirëpritjen e ngrohtë vëllazërore.
Pas faljes së namazit, u njoftuam nga këshilli i xhamisë për punimet e zhvilluara që nga 2 janari i vitit 2021, dita ceremoniale kur u hodh guri themeltar i rindërtimit të xhamisë e deri më sot.” – shkruan në faqen zyrtare të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili.