MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PJESË E EMISIONIT TË TMV2 ‘ETIKA FETARE’

Sot, 28 prill 2020, Myftiu ishte pjesë e emisionit të Radio Televizionit të Maqedonisë ‘Etika Fetare’, emisione të cilat realizohen enkas për muajin e Bekuar të Ramazanit nga Bashkësia Feare Islame, nën udhëheqjen e gazetares Zërijeta Jahjaga.

Myftiu përgjatë këtij emisioni u përqëndrua në vlerat universale që posedon muaji Ramazan, me shpërblimet e panumërta që ia ofron besimtarit si muaji i Kuranit, mëshirës e faljes.
Më pas, foli mbi atmosferën që sjell ky muaj i begatë në Shkupin tonë me traditë të lashtë fetare, ku mes tjerash tha; ‘Kahas situatës së krijuar, në qytetin tonë po vazhdon të mbahet gjallë ana shpirtërore ku hoxhallarët e Shkupit nëpërmjet faqeve zyrtare të xhamive në të cilat kryejnë detyrën, në formën virtuele nëpërmjet rrjeteve sociale dhe formave të tjera përcjellin këshilla kushtuar muajit Ramazan.

Emisionet kushtuar këtij muaji do të transmetohen pas kohës së Iftarit në TVM2- programi në gjuhën shqipe.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup