Më 04.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e fshatit Shishovë.
Hatibi Mitat ef.Ismani, këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm në këtë xhami bënë një pritje vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë.
Myftiu në hutben e xhumasë foli për
shpërblimet që bartë ruajtja e lidhjeve farefisnore të cilat janë shkak për mbajtjen e lidhjes tonë me Allahun.
Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një çaj dhe bashkëbisedë me banorët e këtij fshati.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV – Shkup