Të hënën, me datë 15 qershor 2020, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili priti në takim zyrtar Kryetarin e Forumit të Boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Enes Shemsoviç, i shoqëruar nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij.
Në fillim të takimit, Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili falenderoi të pranishmit për vizitën dhe njëkohësisht njohtoi ata për ecurinë e punëve dhe veprimtarinë e gjërë të Myftinisë së Shkupit.
Krahas shumë temave që u diskutuan, z.Shemsoviç përgëzoi Myftiun për punën që po e bën si i pari i Myftinisë së Shkupit në sjelljen e një fryme të re, proaktive në sferën e jetës fetare në Shkup dhe premtoi se do ta ketë përkrahjen e Forumit të Boshnjakëve në të gjitha format në të mirë të besimtarëve.
Myftiu vlerësoi tejmase këtë përkrahje duke shtuar se; “Ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim , pavarësisht përkatësisë sonë etnike.
Falë objektivitetit në veprim dhe si vlerë e pathyeshme e institucionit tonë ne po arrijmë që ti përmbushim synimet tona të përbashkëta – për të qenë në shërbim të besimtarëve të Shkupit.”
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup