MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI PRITI NË TAKIM MYFTIUN E SANXHAKUT

Me datë 4 gusht 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në zyren e Myftinisë priti në takim Myftiun e Sanxhakut hfz.Abdurahman Kujevič i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, bashkë me Imamin nga Shkupi Xhevat ef.Hot.
“Në këtë takim bashkëbiseduam për jetën fetare në të dy vendet, kurse unë e njoftova me jetën fetare në Shkup si dhe aktivitetet e realizuara në Myftini” – shkruan Myftiu në faqen e tij zyrtare.