Më 4 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim profesorin universitar nga Turqia, njëkohësisht Myfti paraprak i Ankarasë prof. dr. Mefail Hëzllë i shoqëruar nga kolegu Betim Truçi, Myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli dhe hfz. Eljasa Asani.
Në këtë takim, Myftiu i dëshiroi mirëseardhje dhe falenderoi profesorin për vizitën duke e njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Myftinisë në rrugëtimin drejt zhvillimit të jetës fetare në Shkup.
Profesori Hëzllë u nda i kënaqur nga ky takim dhe vlerësoi punën e Myftinisë.
Paraprakisht, mysafirët u takuan edhe me Reisul Ulema të BFI – së.