Dje, 21 shtator 2021, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim, z.Sejdi Kurtulush të cilin e shoqëroi Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjësi i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu’ – Shkup.
“Sot, kisha nderin që ta mirëpres në takim, z.Sejdi Kurtulushin, apo i njohur ndër ne si; Sejdi abia – një veprimtar i rrallë e i palodhshëm, i cili gjithmonë është në shërbim të hafëzllarëve të rinj dhe përkrahës e mbështetës i veprimtarisë sonë në Myftininë e Shkupit.
Sejdi abia jeton e vepron në Stamboll të Turqisë, por nuk e harroi asnjëherë vendlindjen e tij, Shkupin.
Në fund të takimit, i dorëzuam plaketë- mirërnjohje në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e tij financiar e material ndaj Institutit të Hifzit pranë Myftinisë, “Hafiz Ismail Efendiu” dhe hafëzllarëve të rinj.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përgjegjësi i institutit të hifzit Hfz. Xhemail ef. Nuhiu.
Krejt në fund, lus All-llahun që Sejdi abisë t’ia shpërblen mundin me mirësitë e Tij të pakufishme!”- shkruan në faqen zyrtare të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili.
c