
Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, të martën më 27 korrik 2021, priti në takim, Prof. Dr. Muzafer Blislimin, zv.Drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV – së i cili shoqërohej nga Dr. Adnan Sherif, Udhëheqës i Sektorit të Dokumentacioneve.
Në fillim të takimit, Myftiu i njoftoi musafirët mbi veprimtarinë e gjërë të Myftinisë së Shkupit, sfidat, arritjet dhe planet për të ardhmen.
Në këtë takim, të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfilltë institucional mes Arkivit të Shtetit dhe Myftinisë së Shkupit duke i shkëmbyer përvojat e përbashkëta në shërbim të besimtarëve dhe ofrimin e literaturës së nevojshme dhe dokumentacioneve të rëndësishme që flasin mbi faktet historike të qytetit të Shkupit.
Ndryshe, Prof. Dr. Muzafer Bislimi ka dhënë kontributin e tij të çmueshëm në recensimin e veprës së Myftiut, librin me titull “Xhamia simbol i Shkupit.