Sot, 18.09.2019, në hapsirat e Myftinisë së Shkupit u realizua takim vlerësues me udhëheqësinë e haxhilerëve të Shkupit
Takimi filloi me fjalët përshëndetëse nga ana e Myftiut Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash falenderoi të pranishmit për kontributin e dhënë në realizimin e suksesshëm të Haxhit.
Më pas, prezantoi raportin e detajuar mbi ecurinë e organizimit që nga dita e parë e deri në ditën e fundit.
Të pranishmëve iu dha hapsirë që të paraqesin qëndrimet, vërjetjet e tyre për një organizim sa më të mirë në vitet e ardhëshme.
Në fund të këtij takimi, , Myftiu ndau mirënjohje për udhëheqësinë e Shkupit, në shenjë falenderimi për detyrën e kryer me përgjegjësi dhe përkushtim.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV-Shkup