Dr. Qenan ef. Ismaili, të enjten më 15 korrik 2021, vizitoi hfz. Femi Nuhiun.
Hfz. Femiu, ka kryer detyrën e imamit, mualimit dhe muezinit ne disa xhami por që për shkaqe shëndetësore dhe moshës së tij të shtyer ai detyrohet që ta ndërpret detyrën e tij, ndërsa, vitet e fundit të angazhimit të tij i perfundoi në xhaminë “Haxhi Qazim” të lagjes Gazi Babë.
“Këtë herë, ishim me detyrë; për ta kryer edhe një obligim moral kundrejt hfz. Femiut dhe familjes së tij. Me qëllim që ai dhe familja e tij të kenë mirëqenie familjare, ne si Myftini e Shkupit, kemi marr përsipër sigurimin e një rroge minimale deri në pensionim si dhe kryerjen e gjitha procedurave të nevojshme që ai të gëzon një pension të plotë.
Uroj që kjo përkrahje e jona t’ia lehtësojë gjendjen, duke e lutur All-llahun që ti japë shëndet dhe jetë të gjatë, e ta shpërblejë për kontributin e tij! – ka shkruar në profilin e tij zyrtar Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili (15 korrik 2021).