Më 17 shtator, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët Fejsall ef. Kadriu dhe Arment Halimi vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Semenishtë e Epërme.
Myftiu me këtë rast përcolli mesazhin e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit.
Këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm shprehën falenderim dhe mirënjohje ndaj Myftiut, për nderin dhe respektin.
Marrë parasysh numrin e vogël të banorëve në këtë fshat, me këtë rast Myftiu në hutben e mbajtur, e njoftoi xhematin që Myftinia e Shkupit do të merr përsipër harxhimet e nëpunësit i cili do t’i kryej shërbimet fetare.
Bashkëpunimi i xhamisë me Myftininë e Shkupit do të jetë në kontinuitet në krah të këshilleve të xhamive për t’i zgjidhur të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen besimtarët.