Më 16 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në programin kulturor në prag të muajit Ramazan “Muaji i mishirës” të organizuar nga Këshilli i bashkësisë islame – Vushtri.
Programi i begatuar me Kuran dhe ilahi nga hafizlerët Xhemail dhe Sabahatin Nuhiju, si dhe ligjeratë te mbajtur nga myftiu i Shkupit u realizua në xhaminë “Martirët” në organizim të imamit Behar Dushi.
Paraprakisht Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit nga kryetari i KBI – Vushtri prof. Shemsi Rahimi e shumë kolegë në mesin e të cilëve edhe kryetari i KBI – Kaçanik h. Fidaim Fazliu.