Më 21 shkurt 2023, në godinën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në promovimin e gjeneratës së dymbëdhjetë të bursistëve të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz.

Ky eveniment u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë ku u ndanë 175 bursa për studentë për vitin akademik 2022/2023.
Këtë vit, Albiz kishte sjellur një risi në ndarjen e çmimeve. Është ky çmimi me vlerë prej 1000 euro, për 10 studentët më të mirë nga universitetet e vendit, që kanë diplomuar me notë më të lartë se 9.5 gjatë vitit të kaluar.
E gjithë kjo realizohet falë ndihmës bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë është i gatshëm të promovojë përgjegjësinë shoqërore korporative.
