Dr. Qenan Ismaili

I lindur më 17.11.1977 në Shkup, ku kreu edhe shkollën fillore.

Shkollën e mesme Medresenë “Isa Beu” – Shkup, e kreu në vitin 1996 i zgjedhur si nxënës i gjeneratës. Në të njëjtën shkollë dha kontribut të veçantë në revistën “Ikre” që  botohej nga shoqata e nxënësve të shkollës.

Fakultetin e shkencave islame e kreu në Universitetin “Uludağ”, në qytetin Bursa të Turqisë, në vitin 2002, aktiv në shumë sfera përgjatë studimeve.

Në vitin 2016 magjistroi në drejtimin Menaxhim me resurse njerëzore pranë Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment.

Me temë “Aplikimi i metodave dhe mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies në funksion të mësimit më cilësor në mektebe”, në vitin 2019 pranë Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit morri titullin doktor i shkencave në studimet e pedagogjis islame.

Nga Janari i vitit 2003 deri në fund të vitit 2017, plot pesëmbëdhjet vite shërbeu si ligjerues dhe mualim pran xhamis “NUR”, në lagjen ku banon – Orizare e Poshtme.

Nga Prilli i vitit 2004 u angazhua në Radio Haraçina – Shkup, me emisionet e rregullta javore “Zëri i Urtësisë” dhe “Hutbeja e Xhumasë”, emisione këto që pa ndërprerje u realizuan për njëmbëdhjetë vite me radhë.

Periodikisht aktiv edhe në disa radio dhe televizione tjera, si dhe në atë shtetërorë RTVM me emisionet e veta.

Aktiv në përkrahjen e shumë iniciativave rinore dhe humanitare si ligjerues fetarë.

Në fund të vitit 2006 kur edhe themelohet, njëkohësisht edhe drejtor i Produksionit M7 MEDIA, realizoi mbi njëmijë emisione audio dhe vizuele te emituara në radio, televizione webfaqe dher rrjete sociale të ndryshme në Maqedonin e Veriut dhe anekënd botës ku flitet shqip.

Nga viti shkollor 2012/2013 deri në fund të vitit 2017, në Sh. F. “26 Korriku”  ligjëroi lëndën “Etika e Religjioneve”, ndërkohë ushtroi edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të kësaj shkolle.

Në Dhjetor të vitit 2017, me propozim të Anëtarëve të Myftinis, nga Rijaseti i BFI-së emërohet Myfti i Myftinisë së Shkupit.

Pjesmarrës në shumë seminare dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare, në veçanti në lëmin e Komunikimit.

Autor i librave:

“Nëse më kupton hesht, e nëse s’më kupton përsëri hesht”, 2000

“Mësime Islame për fillestarë”, 2016

“Xhamia, simbol i Shkupit”, 2021

“Ilmihal për mektebe”, 2021

Autor i mbi 50 ilahive  në gjuhën shqipe të kënduar nga ilahistë e artist të mirënjohur vendor dhe ndërkombëtar.