MYFTIU I SHKUPIT DR.QENAN EF.ISMAILI DHE REFERENTËT E MYFTINISË URUAN REISUL ULEMANË PËR DETYRËN E RE

 
Dje, e hënë (30 nëntor 2020), Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, takoi Reisul Ulemanë H.Hfz.Shaqir ef.Fetahun, për ta uruar me rastin e emërimit të tij, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame.
Me një pritje të përzemërt u mirëpritëm nga Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në fillim të takimit, falënderoi për vizitën dhe foli mbi mbarëvajtjen e proceseve në Bashkësinë Fetare Islame.
Në takim, Myftiu në emër të të gjithë të pranishmëve shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë në gjitha sfidat që do ta shoqërojnë institucionin , gjithmonë duke ruajtur unitetin dhe frymën e bashkëpunimit për një përfaqësim sa më dinjitoz të Bashkësisë Fetare Islame në vend e më gjërë, vetëm për të vetmin qëllim – për të qenë në shërbim të besimtarëve.