MYFTIU I SHKUPIT PËR TRIBUNË FETARE NË GJERMANI

Me datë 2 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në tribunën e organizuar nga mesxhidi “Elif” në qytetin Lorach të Gjermanisë.
Nikoqiri i këtij organizimi h. Armin ef. Fazliu u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti aktivitetet një vjeçare të kësaj qendre.
Pjesë e kësaj tribune ishin edhe hoxhallarët Bunjamin ef. Azizi, imam në xhaminë “Besimtari”- Basel dhe h. Imer ef. Alili, imam në xhaminë IKD, Effretikon – Zvicër, ndërsa për Kuran dhe Ilahi me zërin e tij u kujdes h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë “Qendrore” – Hasanbeg.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili iu drejtua xhematit të xhamisë me një këshillë rasti.
Përndryshe, Myftiu ishte i ftuar si mysafir për nderë të 1 vjetorit të mesxhidit “Elif” ku organizatorët me shumë vullnet ishin përgatitur që kjo natë të ishte e dalluar.
May be an image of 5 people and people studying
E lusim All-llahu e Madhërishëm të i shpërblenë kryesinë dhe xhematin e xhamisë për organizimin e tyre dhe dhashtë Allahu i Madhërishëm gjithmonë të jehojë fjala e Allahut në këtë mesxhid.
May be an image of 2 people and text
May be an image of 7 people