Me datë 19 shtator 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, përgjegjësi i vakufeve Fejsall ef. Kadriu dhe h.Kadrija Muriç u mirëpriten nga Myftiu i Sarajevës prof. dr. Nexhat ef. Grabus.
Gjatë këtij takimi shkëmbyen përvojat dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.
Në fund të takimit, Myftiu i Shkupit në shenjë respekti i dhuroi një plaket Myftiut të Sarajevës, si dhe botimet e Myftinisë së Shkupit në gjuhën boshnjake.
