Me 27 shkurt 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti për arsim fetarë hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishin në vizitë urimi për marrjen e postit të Myftiut të Strugës h. Adi ef. Murtishi.
Myftiu Adi ef. Murtishi, falenderoi për bashkëpunimin dhe vizitën e myftiut si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, ofroi bashkëpunimin dhe përkrahjen e Myftinisë së Shkupit në projektet e Myftinisë së Strugës në shërbim të besimtarëve.
Në fund Myftiu iu dorëzua një mirënjohje dhe botimet e Myftinisë së Shkupit.