MYFTIU MBAJTI HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” NË LAGJEN SERAVË TË SHKUPIT

Sot, 11.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Haxhi Hajredin” të lagjes Seravë

Hatibi Agim ef.Bekiri, kryetari i këshillit të xhamisë z.Fatmir Aliu i shoqëruar nga anëtarët e këshillit dhe xhemati i pranishëm bënë një pritje të ngrohtë, vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë.

Në hytben e xhumasë Myftiu foli për
shkaqet e lumturisë së besimtarit.

Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bashkëbisedë të shkurtër me kryetarin dhe këshillin udhëheqës të xhamisë të cilët njoftuan Myftiun mbi gjendjen dhe ecurinë e punës së xhamisë

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup