Më 18.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Neda” të Haraçinës.
Hatibi i xhamisë Shefket ef.Bafqari, i shoqëruar nga kryetari i këshillit Ridvan Ibrahimi bashkë me anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm bënë një pritje vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë.
Në hytben e xhumasë Myftiu foli për modestinë si virtyt i besimtarit të vërtetë
Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bisedë të shkurtër me kryetarin dhe këshillin udhëheqës të xhamisë të cilët njoftuan Myftiun mbi gjendjen e punës së xhamisë.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup