Në këtë ditë të bekuar të javës, përkushtimi për të qenë më afër xhematit nuk mungoi.
Dje, më datë 27 Nëntor 2020, me një mikpritje të ngrohtë vëllazërore dhe dashamirësi, xhemati dhe këshilli i Mesxhidit në lagjen Maxhari si dhe hatibi Kamber ef.Zekir i dëshiruan mirëseardhje dhe falenderuan Myftiun për vizitën e tij.
Besimtarët e pranishëm patën nderin që të dëgjojnë mesazhin e hutbes së ditës së xhuma nga Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili.
Përgjatë kësaj vizite Myftiu u informua nga afër për sfidat me të cilat ballafaqohen besimtarët e kësaj lagje.
Myftiu në këtë vizitë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, dr.Fatmir ef.Zaimi.