MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË KARSHIAKA TË FSHATIT BATINCË

Sot, 27.12.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Karshiaka” të fshatit Batincë – Komuna e Studeniçanit.
Që nga emërimi Myfti i Myftinisë së BFI – Shkup, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili për çdo javë vizitoi nga një xhami nga gjitha rajonet dhe me këtë hutbe të fundit të paraparë për këtë vit rrumbullakësoi vizitat kushtuar xhemateve të territorit të Myftinisë së Shkupit.

Hatibi Rasim ef. Ademi dhe këshilli i xhamisë shprehën mirënjohjet dhe falenderimet ndaj Myftiut duke I dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.

Në hytben e xhumasë Myftiu mes tjerash tha: “Muslimanin shebullor e karakterizon drejtësia kudo dhe me këdo që flet, pavarësisht çdo situate.Një shoqëri e drejtë dhe pa fe është më e mirë se një shoqëri fetare dhe pa drejtësi.
Allahu na e bëftë të dashur drejtësinë, ashtu siç na e ke bërë të dashur besimin dhe këtë fe të drejtë!”

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup