Sot, më 17 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë së Sulltan Muratit ku përcolli mesazhin e ditës së xhuma.
Myftiu u mirëprit nga hatibi i xhamisë Dr. Zekirija ef.Bajrami, këshilli dhe xhemati i xhamisë.
“Besimtari që ka personalitet, ka frikë dhe respekt ndaj All-llahut prandaj, e shoqëron bindja se, gjithçka që vepron në këtë botë Mbykqyrës e ka All-llahun, Ai i Cili i din nijetet e veprave tona në këtë botë kalimtare” ‘ tha Myftiu mes tjerash në hytben e xhumasë.
Pas hytbes së xhumasë Myftiu ndau kohë për të shikuar për së afërmi punimet e realizuara përmbranda dhe jashtë objektit, në kuadër të projektit të ristaurimit të xhamisë nga ana e TIKA ku shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjet e tij personale dhe institucionale.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup