Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referenti Dr. Fatmir Zaimi dhe në prezencë të hoxhallarëve e hafizlerëve të mirënjohur dhe në prezencë të një pjesë të madhe të xhematlinjve të përkatësisë rome mori pjesë në mbrëmjen Kuranore organizuar në xhaminë “Bilal Habeshi” të Shuto Orizares.
Pjesë e këtij programi të begatë ishin;
Hfz.Xhemail ef.Nuhiju – përgjegjës pranë Institutit të Hifzit, Hfz.Adem ef.Ramadani, Hfz.Adnan ef.Elmazi dhe ilahisti Emran Bellani mysafir nga Belgjika.
Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit i cili mes tjerash tha: ” Kjo është mirësia e të qenurit Ummet i Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s, na bashkon Fjala e Zotit, na bashkon Kur’ani, na bashkon islami, na bashkon dashuria ndaj Pejgamberit a.s., pamvarësisht përkatësisë sonë etnike, ne jemi vëllezër të Muhamedit a.s. dhe ashtu do të mbetemi përgjithmonë”
Pas programit të begatë me Kuran e ilahi pasoi edhe një koktej rasti.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup