MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI

Më datë 4 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentit h. Fejsall ef. Kadriu morën pjesë në panelin shkencor me temë; “Bullizmi, format, pasojat dhe preventiva” nën organizimin e kryetarit të BFI-së, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, pjesëmarrës ishte edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, h. Naim ef. Tërnava, myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë dhe nxënës.
Ky panel shkencor u realizua në hapësirat e medresesë Isa Beu, ku panelist ishin; Prof. Dr. Ali Pajaziti, sociolog; Prof. Dr. Muaz Agushi, teolog; mr. Jakup Çunaku, teolog; msc. Edlira Destani, Psikologe.