MYFTIU MORI PJESË NË SHËNIMIN E 3 DHJETORIT
Më 3 dhjetor 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga shefi i zyres hfz. Irfan ef. Sulejmani, bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, përfaqësuesit e Rijaseti mr. Fati ef. Azizi dhe Fidush ef. Ibrahimi, kryetarë të shoqatëve të ndryshme, afaristë, profesorë e artist, prindë e familjarë, me ftesë të Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “MIRËSIA” morën pjesë në manifestimt e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti këto aktivitete ndërgjegjësuse për ngritje të vetëdijes në të mirë të njerëzve më të veçantë në shoqërinë tonë.