MYFTIU MORRI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE TË ORGANIZUAR NGA BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DHE INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME ISLAME

Në datat 9-10 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati mori pjesë në Konferencën Shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame në Prishtinë.
Konferenca me temë “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet” zgjati dy ditë. Në hapjen e konferencës ishin prezentë kryetari i BIK-ut Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i BFI-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, bëri hapjen dhe paraqiti rrjedhën e konferencës.
Përndryshe, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, krahas shumë studiuesve, para të pranishmëve paraqiti kumtesën e tij me temë: “Roli i xhamive për edukimin e brezit të ri përballë sfidave bashkëkohore”.
May be an image of 1 person and text
Në këtë konferencë me kumtesat e tyre u paraqitën 74 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Egjipti. Ky organizim ishte i veçantë si ngjarja e vetme e këtij niveli shkencorë në rajon.