Me datë 15 qershor, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin “Ritmi i ditës” nën udhëheqjen e gazetares Aida Ziberi në TVM2, ku temë diskutimi ishte “Organizimi si dhe përjetimi shpirtëror i haxhit”.
Myftiu në fillim dha disa informacione bazë mbi planin operativ rreth organizimit të haxhit, duke filluar nga nisja e deri te mënyra praktike e kryerjes së haxhit.
Në vazhdim myftiu trajtoi aspektin shpirtëror të shtyllës së pestë të Islamit – Haxhi, përfitimet nga kryerja e haxhit, vlera e lutjeve në Qaben e bekuar, qëndrimi në Arafat si dhe kryerja e obligemeve shtesë gjatë kësaj periudhe.
Në fund, myftiu bëri lutje te Allahu që haxhinjtë të kthehen me haxhë të pranuar si dhe të gjithëve t’ua mundësoj shkuarjen në vendet e shenjta.