Më 16 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte nikoqir i mysafirëve të çmuar z. Mustafa Mesten, atashe për çështje fetare në ambasadën e Turqisë dhe hfz. Fatih Derdiyok imam në Xhaminë Mustafa Pasha. Në takimin me mysafirët, Myftiu diskutoi për çështje të interesit të përbashkët, projektet që planifikohen të realizohen bashkarisht së shpejti si dhe në përgjithësi për bashkëpunim në të ardhmen.