Sot, më 6 mars 2020, Xhamia e fshatit Ellovë ishte përzgjedhja e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili që të përcjellë mesazhin e hytbes së ditës së xhuma.
Hatibi i xhamisë Nuredin ef.Sherifovski i shoqëruar nga anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë, mr.Nexhmi ef. Feratin dhe Fejsall ef. Kadriun.
“Lus All-llahun që këto muaj t’i presim sa më të përgatitur shpirtërisht, me vullnet të plotë të i kryejmë ibadetet tona dhe gjitha obligimet tjera fetare.” – tha Myftiu në hytben e xhumasë.
Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një bisedë të shkurtër me hatibin e xhamisë dhe xhematlinjtë ku u njoftua për së afërmi mbi jetën fetare të këtij rajoni.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup