MYFTIU: PO ECIN PUNËT MBARË NË XHAMINË E RE TË STUDENIÇANIT

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, bashkë me referentin e Vakëfeve h.Fejsall ef. Kadriu dhe referentin e xhematit të Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, ishte në Studeniçan, për të parë nga afër punimet e zhvilluara në xhaminë e re e për t’u njohur drejtpërdrejt nga këshilli inicues për dinamikën e punës dhe gjithçka që është realizuar deri më tani që kjo xhami të merr këtë pamje të mrekullueshme.

Kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë, z. Alaudin Zeqiri njoftoi se gjithçka ka ecur sipas planit, kështu që me lejen e Zotit xhamia shumë shpejt do të jetë në shërbim të xhematit të kësaj ane të Studeniçanit.

Në fund të kësaj vizite, i mahnitur nga puna e kryer plot përkushtim, myftiu e përfundoi vizitën me lutje që Allahu fuqiplotë t’u ndihmojë në punët e tyre për t’i dhënë fund ndërtimit të kësaj shtëpie të Allahut dhe që sa më shpejt t’i hapë dyert për besimtarët.