MYFTIU PREZENTË NË TRIBUNEN FETARE TË XHAMISË BESIMTARI – BASEL

Me datë 1 dhjetor 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e tribunës të organizuar nga xhamia “Besimtari” – Basel të Zvicrës.
Nën përkujdesjen e nikoqirit të këtij organizimi h. Bunjamin ef. Azizi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve.
May be an image of 9 people and beard
Këtë tribunë e begatuan edhe prezenca e hoxhallarëve, h. Besim ef. Azemi, imam në xhaminë “Qendrore” Hasanbeg, h. Armin ef. Fazliu, imam në mesxhidin “Elif” – Gjermani, h. Avdush ef. Krosa, imam i përkohshëm në xhaminë “Drita” – Prateln, h. Erkan ef. Islami, doktorant i shkencës së hadithit dhe ilahistin Nimetulla Sulejmani.
May be an image of 2 people
Kjo natë në hapësirat e xhamisë “Besimtari” u shoqërua me Kuran, Ilahi dhe këshilla.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, pati fjalën e rastit me këshillat e tija, drejtuar xhematit të xhamisë.
E lusim All-llahu e Madhërishëm të i shpërblenë kryesinë dhe xhematin e xhamisë për organizimin e tyre dhe respektin e treguar.