Të mërkurën, më 13 tetor 2021, Myftiu priti në takim Dr. Skender Asanin – Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup; Dr. Sevdail Demirin– Kryetar i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve; dhe z.Sabaatin Nuhiju, nëpunës pranë ITSHKSH.
Në këtë takim, Myftiu u njoftua hollësisht për angazhimin dhe veprimtarinë e gjërë të ITSHKSH.
Më pas, Myftiu foli mbi ecurinë e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit, sfidat që e kanë shoqëruar veprimtarinë tonë, rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe dhe planet për të ardhmen.
Të dyja palët, shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim konkret në të ardhmen në këmbimin e përvojave në drejtim të shtimit të projekteve të përbashkëta për sensibilizimin e opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore, kombëtare e fetare; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve të ndërsjella mes ITSHKSH-së dhe Myftinisë së Shkupit.
Në fund të takimit, Myftiu u dhuroi botimet e fundit të Myftinisë dhe njëkohësisht, pranoi disa nga titujt e botuar nga ana e ITSHKSH.