MYFTIU PRITI NË TAKIM HISTORIANËT E RINJ

Më 19 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti historianët e rinj të gjimnazit “Zef Lush Marku” të udhëhequr nga prof. Naser Miftari.
Në këtë takim nxënësin bashkëbiseduan me Myftiun për rrjedhat historike të islamit dhe muslimanëve ndër shekuj. Ata shfaqën kurreshtjen e tyre dhe parashtruan pyetje të nduarnduarta për islamin dhe muslmanët e vendit tonë dhe më gjerë, për formën e funksionimit të Myftinisë së Shkupit por edhe të institucionit më të lartë islam në vendin tonë, BFI.
Myftiu i informoi për rolin e Myftinisë dhe të BFI-së në organizimin e jetës fetare dhe aktivitetet që ndërmerr Myftinia në këtë drejtim.
Prof. Naser Miftari dhe nxënësit u ndanë të kënaqur dhe me mbresa pozitve nga takimi që realizuan.