MYFTIU TAKOI AMBASADORIN E RMV NË BERLIN

Më 5 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili u mirëprit në takim nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, prof. dr. Ylber Sela.
Në këtë takim, Myftiu në emër të BFI-së e uroi për marrjen e detyrës së ambasadorit si dhe në shenjë mirënjohje për pritjen e ngrohtë i dhuroi librin e botuar të Myftinisë.