Më 4 maj 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyrën e tij takoi kryetarin e Shoqatës “Köprü” Husrev Emin dhe nënkryetarin Mehmet Arif.
Në takimin me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të interesit të përbashkët në të mirë të bashkëqytetarëve tanë dhe i njoftoi me aktivitetet që realizon Myftinia në shërbim të besimtarëve të Shkupit.
Në përmbyllje të takimit z. Emin Myftiut i dhuroi botime të Shoqatës që udhëheq ndërsa Myftiu i dhuroi librin “Xhamia simbol i Shkupit”.