MYFTIU TAKOI MINISTRIN LLOGA

Më 5 maj 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fatai dhe Myftiun eTetovës dr. Qani ef. Nesimi takuan Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga .
Në këtë takim Ministri Lloga i informoi për përgatitjen e Ligjit për Statusin Ligjor të Kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupeve religjioze që do të përgatitet së shpejti dhe theksoi se në grupin punues që do të jetë i angazhuar në përpilimin e këtij ligji BFI do të ketë përfaqësuesin e saj.