MYFTIU TAKOI STUDIUESIT NGA TURKIYE NË BEZISTEN

10 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e Myftinisë në Bezisten mirëpriti në takim z. Sevba Abdula, kryetar i Fondacionit për Studime Balkanike (FSB), prof. dr. Ahmet Köroğlu, profesor në Universitetin e Stambollit dhe prof. dr. Serdar Serdaroğlu, këshilltar i rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).

Studiuesit, informuan Myftiun për projektin hulumtues që planifikojnë të realizojnë, ndërsa pjesë e këtij hulumtumi është edhe jeta fetare në Republikën e Maqedonis së Veriut.
Myftiu në fund të takimit, mysafirëve u dhuroi botimet e Myftinisë në gjuhën turke.
Me këtë rast Myftiu me mysafirët vizituan dhe Institutin e hifzit për vajza “Bezisten” që u mirëpriten nga përgjegjësja hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush.