MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN GËRÇEC

Më 11 janar 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi fshatin Gërçec dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat.
Në këtë vizitë Myftiu ishte i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati, përgjegjësi i vakëfit Fejsall ef. Kadriu dhe anëtari i rijasetit mr. Fadil Ramadani të cilët u mirëpritën nga këshilli iniciativ, donatori dhe besimtarë të denjë që kontribojnë në ndërtimin e kësaj xhamie.
Përndryshe për ndërtimin e kësaj xhamie është angazhuar donatori kryesor z. Enver Demiri, kurse punimet realizohen nën koordinim të kryetarit të këshillit iniciativ z. Rexhep Latifi.