MYFTIU VIZITOI ATASHEUN PËR ÇËSHTJE FETARE PRANË AMBASADËS SË TURKIYES

Më 9 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sëbashku me sekretarin e Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, ishin për vizitë pune në zyren për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes, ku realizuan takim me këshilltarin/atasheun për çështje fetare z. Mustafa Bodur.
Në këtë takim Myftiu u mirëpritë në mënyrë vëllazërore nga atasheu i cili i dëshiroi mirëseardhje, në këtë takim u bisedua për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta të dy institucioneve për të mirën e besimtarëve të Shkupit.