Me datë, 15 qershor, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti Ali ef. Ziberi, ishin në vizitë urimi për marrjen e postit drejtor i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami.
Drejtori falenderoi për bashkëpunimin dhe vizitën e myftiut si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, theksoi se medreseja Isa Beu është një amanet ku të gjithë jemi të obliguar të kujdesemi për mbarëvajtjen dhe ngritjen e mëtutjeshme të këtij institucioni të shenjtë. Mes të tjerash, myftiu potencoi se këta dy institucione janë të lidhura njëra me tjetrën dhe nevojitet bashkëpunim edhe më i thellë.
Në fund drejtorit iu dorëzua një dhuratë simbolike si dhe botimet e myftinisë së Shkupit.